Kushtetuta ndryshoi me 106 vota/ Hapen listat e kandidatëve për deputetë, Rama mesazh edhe Ambasadorëve

30/07/2020 20:20

Kuvendi i Shqipërisë i mbylli punimet e sesionit veror me ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjet.

Pothuajse një dekadë pasi ndryshuan sistemin zgjedhor me Partinë Demokratike, socialistët vendosën të ndryshojnë dy nene të Kushtetutës, me një opozitë krejt të re me qëllim hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve parazgjedhore, të cilët Edi Rama i sheh si hile elektorale.

Edi Rama siguron partitë e mëdha të opozitës se nuk do të preken, por të voglat i paralajmëron se nuk do të ekzistojnë më.

Mesazhet Edi Rama nuk i kurseu as për ndërkombëtarët.

Opozita parlamentare i sheh si fitore të saj ndryshimet Kushtetuese, ndaj rrugës ajo shton edhe kërkesat.

Ndryshimet Kushtetuese hyjnë në fuqi me 20 gusht, ndërkohë reflektimi i tyre në kod elektoral pritet të bëhet pasi deputetët të kthehen nga pushimet verore.

Top Channel