Kosovë/ 16 të vdekur, 258 të infektuar me koronavirus në 24 orë

30/07/2020 15:42

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar të enjten për 16 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, duke e çuar numrin total të tyre në 212.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar e viktimave të lidhura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në 24 orë në territorin e Kosovës.

Ky Institut ka njoftuar edhe për 258 raste të reja të të infektuarve, si dhe për 196 pacientë të shëruar brenda një dite.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 8,104.

Prej tyre, 4,463 persona janë shëruar.

Në po këtë ditë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat dhe spitalet e Kosovës, janë të shtrirë 599 pacientë, prej tyre 393 të prekur me koronavirus.

Aktualisht, 17 prej tyre janë duke u trajtuar me respiratorë, 22 të tjerë me makinat e frymëmarrjes CPAP, derisa 359 janë me oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA