Jeta e shthurur e Arnold Schwarzenegger, të dashurat, orgjitë dhe djali i jashtëligjshëm kopje e tij

30/07/2020 17:35

Jeta seksuale e Arnold Schwarzenegger ka dalë së fundmi në sipërfaqe kur modelja Brigitte Nielsen tregoi disa nga detajet më të pista të lidhjes mes tyre në librin e saj “Ke vetëm një jetë”.

Falë roleve të tij në filmat e aksionit ‘Terminator’ Arnold Schwarzenegger është një nga yjet më të mëdha të Hollywood. Por bashkë me famën e imazhit të tij publik vijnë dhe shumë nga të pathënat e jetës së tij private me të dashurat.

Bodybuilder-i austriako-amerikan mbush së shpejti 73 vjeç dhe e përditshmja ‘Daily Star’ i bën homazh me një itinerar të shpejtë në “rrobat e palara” të tij.

Si fillim, Arnold raportohet se ka pasur një marrdhënie të hapur seksuale me Sue Moray, parukieren nga Beverly Hills me të cilën është njohur në 1977.

Sue ka thënë: “Ne ishim besnikë ndaj njëri-tjetrit kur ishim në Los Angeles… por kur nuk ishim aty mudn të bënim çfarë të donim.”

Por në të njëjtin vit Arnold duket se nisi të shoqërohej me Maria Shriver.

Një një intervistë të vitit 1977 me revistën Oui, kur Arnold ishte 29 vjeç, ai tregoi se ishte përfshirë në një sesion seksual të shumëfishte brenda një palestre, me një femër dhe disa bodybuilder.
Në artikullin vulgar Arnold Schwarzenegger fliste për seks në grup në një palestër në Venecia.

Intervistuesi e pyeste atëhere nëse po fliste për atë që njihet si “gang bang” dhe Arnorl shtoi se “jo të gjithë” përveç bodybuilder-ëve, pranojnë të bëjnë seks para burrave të tjerë.

Arnold ka pozuar nudo për Playboy dhe më parë për revistën ‘After Dark’ në 1977, audienca e së cilës është kryesisht homoseksualë.

Në vitin 2013, miku i Arnold, Tom Arnold tha se aktori kryente marrdhënie seksuale pesë herë në ditë, si një mënyrë për të qëndruar në formë.

Tom thoshte: “Arnie ka një nxitje të tmerrshme seksuale. Ka shumë gra që vijnë te ai. Ai ka shumë mikesha dhe i konsideron si pjesë e regjimit të tij të stërvitjes. Thotë se e bën rreth pesë herë në ditë”.

“Është një numër i mirë. Shumë gra nuk do ta bënin por ai është në formë.”

Pretendimet erdhën pasi Arnold u nda nga gruaja e tij Maria Shriver pas 25 vjet martese.

Modelja Brigitte Nielsen thoshte se ajo dhe Arnold “kishin provuar çdo akt seksual” gjatë marredhënies së tyre pasi ishin njohur në xhirimet e filmit “Red Sonja” në 1985.

Aktorja shkruante në librin e saj: “Unë natyrisht që flirtoja me të dhe kishte diçka sepse rolet tona duhet të ishin njëfarë dashurie në ekran”.

Ajo shton se Arnie ishte njeri me këmbë në tokë “por trupi i tij ishte i pamundur, nuk mund ta injoroje kur vraponim gjysmë të zhveshur”.

Por Brigitte Nielsen thotë se nuk ishte e vetmja “grua tjetër” gjatë martesës së Arnold me Maria, pasi në 2011 u kuptua se ai kishte lindur një fëmijë me pastruesen e shtëpisë Mildred “Patty” Baena.

Arnold pranoi se është babai i një fëmije të lindur 10 vjet para divorcit me gruan Maria.

Siç u zbulua më vonë, ai paguante prej 10 vjetësh për fëmijën e tij pasi pastruesja vazhdonte punën në vilën e tyre.

Djali u zbulua se ishte Joseph, tashmë 22 vjeç dhe më në fund Arnold ka krijuar një marrdhënie me të.

Arnold ka katër fëmijë të tjerë: Katherine, 30 vjeçe, Christina, 29 vjeçe, Patrick, 26 e Christopher 22 vjeç.

FOTO GALERI
1/6
Schwarzenegger ne pozat per revista

Top Channel