Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për dosjen ndaj komisionarëve të arrestuar në kuadër të dosjes 339 dhe ja ka kaluar çështjen prokurorisë Durrës.

Ndërkohë që për komisionerët vijon të jetë në fuqi masa e dhënë më para nga Gjykata e Durrësit, përveç dy komisionerëve të cilit kishin ndërruar jetë.

Kasem Lala dhe Besim Bregu, kanë humbur jetën pak kohë më parë gjatë kohës që SPAK kryente veprimet. Për komisionerin Bregu, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa për Lalën, arrest shtëpie.

21 komisionerët që i përkisnin Partisë Socialiste, LSI-së, Partisë Demokratike dhe asaj Republikane, ditën e zgjedhjeve në vitin 2017, kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/29/spak-hetonte-dy-te-vdekur-ishin-ne-listen-e-21-komisionereve-te-akuzuar-per-krime-zgjedhore/

Top Channel