CR7 mbetet “thatë”, Juvja mposhtet nga Cagliari, “ok” Roma dhe Fiorentina

30/07/2020 02:27

Me titullin kampion të hipotekuar Juventusi udhëtoi pa motivim në fushën e Cagliarit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë jo vetëm që nuk morën pikë, por nuk arritën të ndihmonin për të shënuar as Cristiano Ronaldon, që me vetëm një ndeshje të mbetur do ta ketë të pamundur për të barazuar apo parakaluar Ciro Immobilen në garën për Këpucën e Artë në Itali dhe Europë (35 laziali, 31 CR7) . Në “Sardegna Arena” të Cagliarit, të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e parë me autorë Gaglianon dhe Simeonen.

Roma fitoi 2-3 në fushën e Torinos duke zënë përfundimisht vendin e pestë, pasi diferenca me Milanin mbetet 4 pikë. Për verdhekuqtë shënuan Dzeko, Smalling dhe Diawara (me 11-metërsh), ndërsa për vendësit e tundën rrjetën Berenguer dhe Singo.

Fiorentina shkatërroi 4-0 Bolognan në “Artemio Franchi”, ku shkëlqeu me treglolësh Chiesa, ndërsa finalizimi e rezultatit të përkohshëm 3-0 mban firmën e Milenkovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA