Gjykata e Fierit ka dhënë masën Arrest me Burg për 47 vjeçarin Saimir Rrapollari i cili pasditen e 25 korrikut keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë i banesës së saj ish-bashkëshorten 38 vjeçaren Elisjona Sulejmani.

Gjyqtari Piro Sota ka vendosur masën burg pa afat për 47 vjeçarin, masë e kërkuar edhe nga prokurori Dorjan Tafili.

Ngjarja ndodhi pasditen e 25 korrikut në lagjen 1 maj të qytetit të Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38 vjeçarja, seëbashku me dy vajzat e saj minorene.

Top Channel