“Pa punuar një ditë të vetme del me miliarda lekë”/ Balla nuk i ndahet Shkëlzen Berishës: Nga çfarë hallesh i shpëton ky njerëzit që merr kaq shumë të ardhura?

29/07/2020 10:58

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ashtu siç herë pas herë ka denoncuar për blerjen e pronave në Gërdec të djalit të ish Kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale , ka folur dhe sot në parlament.

Ai kërkoi nga SPAK të hetojë Shkëlzen Berishën për të cilin tha se:

Spak të hetojë Zen Berishën që pa punuar një ditë të vetme në jetë del me miliarda lekë. çfarë ndërmjetëson ky tip, që paguhet 700 mijë euro , çfarë autoriteti ligjor ka ky djalë më fat që e paguajnë si frengu pulën, nga çfarë hallesh i shpëton ky njerëzit që merr kaq shumë të ardhura.
Spak të hetojë.

Po ajo që nuk ka nevojë të presim SPAK për ta thënë ëshë se po t’i kisha unë boronicat e arta që hapkan dyert e bankave si të ishin puse nafte, sot Babi i Zenit dhe Luli i Babit do më kishin kryqëzuar me 1000 gozhdë akuzash e tmerresh! Prandaj unë sot theksoj dy gjëra:

E para ky parlament ka detyrën ndaj shqiptarëve të hapë listat nesër, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin të bjerë dakord, se është njësoj si të presësh Zenin të pranojë së është thjesht një sekser që ka abuzuar me pushtetin e Babit. E dyta Spaku ka detyrimin të hapë hetimin për fabriken e boronicave  të arta, pa pritur që Zeni ta kalojë edhe këtë siç kaloi shumë të tjera, kur Babi kishte në dore edhe gurin edhe arrën.

‘Do mbetesh në tualetin e Gjykatës‘ Balla akuza Shkëlzen Berishës: Si do e justifikosh fabrikën në Gërdec? Je aq dembel sa të ngeli zbuluar

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shkëlzen Berishës pas akuzave të Taulant Ballës në parlament: Tualet pse ngjiresh duke i bere thirrje Spakut dhe nuk shkon vete aty te besh kallezim? Nuk te pine uje shpifjet apo ke frike nga ndonje hetim per apartamente te dhuruara, per udhetime, shpenzime e tendera me trafikante droge. Mos u lodh duke folur ne emer te Spakut tualet, shko dhe bej kallezim! Brenda javes padite per shpifje!

 

Top Channel