Ndryshimet Kushtetuese/ Balla: Nuk do presim që Luli të bjerë dakord, njësoj si të presësh Zenin të pranojë së është thjesht një sekser që…

29/07/2020 11:11
Taulant Balla, Deputet

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ndërsa ka thumbuar në parlament djalin e ish-kryeministrit Berisha nuk i kursyer fjalët edhe për kreun e PD kur vjen fjala te ndryshimet kushtetuese që pritet të votohen nesër.

“Të presësh Lulin të bjerë dakord, se është njësoj si të presësh Zenin të pranojë së është thjesht një sekser që ka abuzuar me pushtetin e Babit”, tha ai.

“Për të kërkuar nga çdo qytetar që të jetë i kujdesshëm në këtë luftë që duhet të jemi të përgatitur, gati. Nisur nga lufta, pa dyshim u bë i domosdoshëm rishikim i buxhetit të shtetit. Edhe pse e rishikuam në prill. Meqenëse nesër kemi një çështje të rëndësishme. Doja të thoja që t’i jepja një përgjigje PD-së, e cila thotë që; Ne nuk duam që ju të votoni ndryshimet Kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, ndërkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qëndrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që t’i jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Opozitë ka dhe këtu dhe monopolin e saj se merr askush. Kuvend duhet të hapë listat, dhe nesër, pa pritur që Luli të bjerë dakord, edhe pse shpresoj që kjo ditë të jetë dita kur të bien dakord.”, tha Balla.

Top Channel