Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: Votimi i njëanshëm nesër vret marrëveshjen dhe minon zgjedhjet e 2021

29/07/2020 23:50

Negociatori politik i PD, Oerd Bylykbashi akuzoi socialistët se po refuzojnë hapjen e listave 100%. Me veprimin e njëanshëm që PS kërkon të miratojë nesër në Kuvend, sipas Bylkbashit po vritet jo vetëm marrëveshja politke e 14 janarit dhe 5 qershorit por po minohen zgjedhjet e vitit 2021.

“Ne kemi dhënë mundësi që listat e hapen 100%, ishte një propozim për konsensus, por PS ka refuzuar. Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit të hapen listat, PS refuzon që të tregojë pse nuk i do listat dhe pse kërkon të prish konsensus.

Ne treguam gadishmëri me propozime konkrete që procesi të përmbyllej me konsensus. Me veprimin e njëanshëm që PS kërkon të miratojë nesër në Kuvend, po vritet një marrëveshja e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe po minohen zgjedhjet e vitit 2021. Në asnjë moment nuk kanë janë diskutuar heqja e koalicioneve, pasi nuk ka qenë asnjë rekomandim i OSBE.

Ne kemi qenë të qartë të thjeshtë, që listat të jeni 100% të hapura dhe në të gjitha ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiparët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që kërkon të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë dhe PS është e ftuar sërish që të diskutojmë, ne kërkojmë lista 100% të hapura dhe të mos preken koalcionet”, tha Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA