Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ne Komisionin për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.
Ky i fundit ka thënë se ka kohë të raportojë vetëm 45 minuta. Për këtë edhe Bekë Berisha tha se ministri nuk duhet të imponojë kohen se sa të raportojë para anëtarëve.
“Nuk duhet me imponua kohën ministri kur vjen në dëgjim te komisioni. Është krijuar një qasje për shkak të disa gjërave që po ndodhin në komision dje, ministri duhet me pas kujdes se qysh me u sill anëtarët. Ajo histeri që ndodhi dje me pru ambulanten pa pasur nevojë”, tha ai.
Ministri Agim Veliu tha se për shkak të mbledhjes së qeverisë duhet të përfundojë para orës 11.”Një raportim e kam anulua vet sepse ka qenë një ftesë e zbrazët se për çfarë do të paraqitem para jush unë përmes kabinetit. Për shkak të mbledhjes së qeverisë që është në ora 11, unë duhet të largohem. Njoftimin e kam bërë që të jetë në mundësinë tuaj”, ka shtuar ai.
Ndërsa, anëtari i LVV-së, Rexhep Selimi tha se kjo kohë është hajgare. “Për mu është shoë është e papranueshme. Kjo është hajgare. Lëreni sot mblidhemi një ditë tjetër. Nuk jeni para gazetarëve”, tha ai.
“Unë e di ku jam. Mos u merakosni për atë punë”, tha Veliu.Ndërsa, Gabimete Musliu nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se anëtarët e LVV-së kanë ardhur me plan që ta dështojnë këtë mbledhje të komisionit.“Jemi ka tregohemi të padijshëm në gjëra elementare”, tha ajo.”Fol për veti”, tha Rexhep Selimi.
“Qetësohu pije pak ujë se të ndihmon”, tha Musliu.
Top Channel