MacKenzie Bezos tha sot se ka dhuruar 1.7 miliardë dollarë për kauza bamirësie, shumica e të cilave ka shkuar për kauza të barazisë racore dhe drejtësisë sociale.
Ish-gruaja e themeluesit të rrjetit të Amazon shtoi se tashmë do të marrë emrin e saj të familjes MacKenzie Scott, dhe regjistrohet si gruaja e dytë më e pasur në botë me marrveshjen $60 miliardë nga divorci me Bezos.
50-vjeçarja gjithashtu postoi listën e 116 organizatave të bamirësisë që ka mbështetur, duke komentuar se kishte dhuruar $586.7 milionë vetem për kauzat e barazisë racore, siç kishte premtuar pas divorcit të saj në 2019.
Ajo ka premtuar të shpërndajë gjysmën e pasurisë së saj gjatë jetës.
“Si shumë të tjerë edhe unë kam ndjekur gjysmën e parë të 2020 me dhimbje dhe tmerr … Reflektimi im dhe ngjarjet e fundit më kanë bërë të mendoj për privilegjin e ndihmës ndaj organizatave dhe liderëve që po nxisin ndryshimin”.
Ajo shtoi se ka dhuruar $46milionë për çështjet e barazisë LGBTQ+, $133milionë për organizatat e barazisë gjinore, $399.5milionë për bamirësitë e ndihmës ekonomike, $72milionë për organizatat e avancimit të demokracisë, $128.3milionë për grupet e shëndetit publik dhe $125milionë për ndryshimet klimatike.
Top Channel