Brazili dhe Meksika raportojnë vdekje të reja nga COVID-19

29/07/2020 10:23

Koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit në Brazil ka marrë 921 jetë njerëzish të tjera, ndërsa në Meksikë 737.

Në Brazil, i cili është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë, numri i vdekjeve nga ky virus arriti në 88.539 ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit në afër 2.5 milionë, përfshirë 40.816 raste të zbuluara gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1.66 milionë.

Me një popullsi prej mbi 211 milionë, Brazili konsiderohet si epiqendra e shpërthimit të pandemisë në Amerikën Latine.

– Meksika

Sipas Ministrisë meksikane të Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 44.876.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 402.697, pasi 7.208 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithsej 261.457 pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar deri më tani.

Rasti i parë me koronavirus në Meksikë u regjistrua më 28 shkurt ndërsa viktima e parë më 19 mars.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 16.7 milionë raste me koronavirus, prej të cilëve rreth 9.7 milionë janë shëruar dhe mbi 660.300 kanë vdekur.

Top Channel