Vinin nga Italia! Sekuestrohen në Durrës 110 mijë euro dhe më shumë se 500 celularë në një autobus

28/07/2020 12:12

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan 545 aparate celulare dhe 110.000 euro cash, në Degën Doganore Durrës.

Sasia e mësipërme vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë.

Sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar.

Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA