Tiranë/ Arrestohen 6 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, policia jep detajet

28/07/2020 14:15

Policia e Tiranës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrollit në makinë të shtetasve Sh.M. dhe E.Sh, iu janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shumë parash.

Një tjetër shtetas është arrestuar nga policia pasi ka thyer masën sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banesës.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, i shtetasit S. Xh., 43 vjeç, pasi në Liqenin e Sharrës, Njësia Administrative Vaqarr, ka ndezur zjarr, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Një tjetër shtetas është arrestuar pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 36 vjeç dhe referuan materialet për shtetasit M. V. dhe A. D., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në rrugën “5 Maji”, ku shtetasi L. D. ka goditur me mjet prerës shtetasin M. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. M., 22 vjeç dhe E. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shumë parash.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 29 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 36 vjeç dhe referuan materialet për shtetasit M. V. dhe A. D., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në rrugën “5 Maji”, ku shtetasi L. D. ka goditur me mjet prerës shtetasin M. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, i shtetasit S. Xh., 43 vjeç, pasi në Liqenin e Sharrës, Njësia Administrative Vaqarr, ka ndezur zjarr, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 35 vjeç, pasi në Golem, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.59 g/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel