“Të rinjtë t’i japin fund festave”/ Ekspertët: Mosha e të prekurve nga Covid-19 është ulur në 25 vjeç

28/07/2020 15:22

Duke paguar një çmim, ne arritën të frenojmë kurbën e infeksioneve nga Sars-Kov2-shi. Por në këtë fazë, nevojitet angazhimi i të gjithëve, që të mos zerohen arritjet në luftën kundër Kovid 19-tës.

Eugena Tomini, ISHP: Lirimi i masave, nuk do të thotë lirim nga përgjegjësia. Ju bëjmë thirrje veçanërisht të rinjve, që organizojnë festa në bregdet, të ndalen.

Ne jemi ballkanas, jetojmë në familje të mëdha dhe rreziku i përçimit tek prindërit, gjyshërit, është i madh.
Mosha e të prekurve është ulur në 25 vjeç.

Le të shkojnë në plazh të rinjtë, por në grupime të vogla dhe duke mbajtur distancën.
Sipas vlerësimit tonë, kjo situatë dhe këto shifra, do të vazhdojnë në 3-4 javët e ardhshme.

Top Channel