Durrës/ Kontroll në një autobus, sekuestrohen 500 telefona të markave të fundit

28/07/2020 11:39
Ilustrim

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, gjatë kontrolleve të imtësishme ka evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm, në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese si dhe një sasi rrobash .

Vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme.

Për veprime të mëtejshme janë njoftuar shërbimet e DVP Durrës.

Top Channel