Arrestimet për dosjen 339/ Meta: Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave

28/07/2020 13:53

Mbi ekzekutimin e 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK, sa i takon dosjes së famshme të përgjimeve 339, ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve! Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”

Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në Twitter u shpreh:

“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”

Dosja 339/ Urdhërarrestet e SPAK-ut, këta janë komisionerët e arrestuar (ja kujt partive u përkasin)

Top Channel