Dosja 339/ Urdhërarrestet e SPAK-ut, këta janë komisionerët e arrestuar (ja kujt partive u përkasin)

28/07/2020 12:01

Policia e Durrësit, e mbështetur edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane bëri disa shoqërime gjatë natës, pra ekzekutime të 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK.

Bëhet fjalë për dosjen e famshme të përgjimeve 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera, ku mësohet se aksionet u kryen gjatë natës në Tiranë dhe Durrës. Arrestimet u kryen për pjesën e shitblerjes së votave. Në mesin e urdhërarresteve ishin edhe disa komisionerë.

Në listat e mëposhtme, të siguruara nga Top Channel zbulohen emrat e tyre dhe përkatësitë politike. Shumica e tyre janë të PD-së dhe LSI-së. Përkatësisht 14 komisionerë i përkasin PD-së, LSI-së dhe PR-së, ndërsa 7 PS-së.

Duhet thënë se jo të gjithë urdhrat janë arrest me burg. Në mesin e tyre ka vendime me arrest shtëpie, por edhe detyrim paraqitjeje.

Për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar. Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqësor. Hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 27 personat dhe u prenë 44 fletë arreste.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel