Analistët: Mbyllja e konsullatës amerikane në Chengdu shënon një rënie në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kinë-SHBA

28/07/2020 06:30

Të hënën u mbyll zyrtarisht konsullata amerikane në qytetin Chengdu në Kinë. Kjo tregon që marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë në nivelin me të ulët në mbi 40 vjet.

Kina mori kontrollin mbi mjediset e konsullatës pasi marinsat ulën flamurin amerikan. Postimet në median sociale të ambasadës amerikane në Pekin dhe postimet Tëitter si dhe në gjigandin kinez të komunikimeve Ëeibo deklaronin se kjo konsullatë kishte avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve që në 1985.

“Sot i lëmë lamtumirën Konsullatës së Përgjithshme në Chengdu. Do ia ndjejmë përgjithmonë mungesën,” thuhej në postime.

Mbyllja e konsullatës amerikane erdhi pak ditë pas urdhërit që Kina të mbyllte konsullatën e saj në Hjuston ku SHBA akuzoi konsullatën se ishte përfshirë në spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale. Këto veprime tregojnë që marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara.

Që nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes dy vendeve, tensionet janë shkallëzuar mbi tema të shumta. Por analistët thonë se mbyllja e konsullatës amerikane të hënën shënon një rënie në pikën më të ulët në historinë moderne.

Top Channel