100 vjetori i Arshi Pipës/ Përkujtimi nga qendra Kombëtare e Librit dhe leximit

28/07/2020 15:37

Unë mund te heq dorë nga gjithcka, përvecse nga mendimi. Ajo është e mira ime më e madhe, e mira ime absolute. Kështu shkruan Arshi Pipa, një mendimtar aq i sinqertë dhe i vërtetë si ai, sot do të festonte 100 vjetorin e lindjes.

Për arsimtarin, gjuhëtarin, publicistin dhe autorin e munguar të letërsisë shqipe Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim.

“Një personazh, i cili për gati gjysmë shekulli ishte i censuruar ne Shqipëri. Por që tashmë vjen i plotë megjithë dimensionin e veprës së tij për t’u përkujtuar në këtë 100 vjetor si një njeri, i cili e ka lartësuar mendimin dhe sidomos kritikën letrare në vend”.

I censuruar, i arratisur nga Shqipëria komuniste e disident, vepra e mendimtarit Pipa ende nuk njihet plotësisht.

“Arshi Pipa është kritik. Një ndër kritikët e mëdhenj. Ai i përket shkolles së Fishtës, Konicës, Fan Nolit e shume të tjerë, të cilët e kanë ushtruar zanatin e kritikës si artin më të madh intektual”.

“Madje dhe me ata njerez qe ka pasur polemika ai ka thënë për Kadarenë. Kadareja e nderon vendin tonë. Ai ishte një kalorës i mendimit të lirë.
Sinkron Irena Buzi”.

“Më kujtohet viti 2005 kur motra e Arshi Pipës na tregoi librin e shkruar në fleta cigaresh. Ka qenë për mua një moment mjaft emocional, sepse ishte hera e parë që përballesha me një shkrimtar të tillë mikroskopik dhe tepër të qartë të shkruar në letra cigareje”.

Arshi Pipa qendroi rreth 11 vjet në burgje e kampe pune. Rrefimet e tij mbi burgun, janë një deshmi e ashpërsisë së kohës. Burgosja e tij ishte një humbje e madhe për vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA