Një bebe zebër e mbetur jetime duket se ka rigjetur lumturinë falë kujdestarëve të saj që kanë nisur të vishem me rroba një vija bardhë e zi kur janë pranë saj, për të ngjarë sa më shumë si nëna e saj.

Diria pati një nisje traumatike të jetës teksa nëna e saj u vra nga një tufë luanësh në parkun kombëtar Tsavo në Kenia.

Mrekullisht e vogla i shpëtoi sulmit duke u fshehur me një tufë dhish që gjendeshin aty pranë.

Fillimisht për të u kujdesën barinjtë e dhive por më pas u soll në njësinë e riintegrimit të botës së egër Sheldrick.

Në botën e egër këlyshët e zebrës rriten vetëm prej nënës së tyre me të cilën krijojnë lidhje të forta.

Prandaj dhe kujdestarët veshën rrobat me vija që Diria t’i njihte ata si nëna adoptuese, dhe e shoqërojnë atë nga mëngjesi deri në mbrëmje, siç do të bënte nëna e saj.

Rob Brandford, drejtori i qendrës Sheldrick Wildlife tha se Diria është shumë e dashur me kujdestarët dhe përveç qumështit, i pëlqen shumë dhe kujdesjet e përkëdheljet e tyre.

“Me ndihmën e mbështetësve tanë ne do të bëjmë që Diria të rritet e të fitojë instinktet e mbijetesës, për të jetuar e pavarur në zonën e mbrojtur të rezervatit”, tha ai.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA