Udhërrëfyesit për turizmin/ Gjirokastër, 20 të rinj përfunduan kursin profesional 2-vjeçar

27/07/2020 15:42

Universiteti i Gjirokastrës i shtoi ofertës së tregut turistik 20 udhërrëfyes të rinj të diplomuar pas përfundimit të kursit të parë profesional 2-vjeçar që u çel në 2018.

Kjo është lidhja e parë që universiteti vendos me tregun turistik duke ju përgjigjur në këtë mënyrë nevojës për guida të kualifikuara lokake.

Një pjesë e studentëve u bënë imazhe të promovimit turistik të Gjirokastrës si qark këtë verë duke ndihmuar marketingun për më shumë se 30 biznese të turizmit. Nevoja për personel të kualifikuar është një prej mungesave kryesore që përball tregu në Jug ndërsa ajo e unifikimit të udhërrëfimit turistik është një problem që sapo ka filluar të adresohet edhe me qasjen në rritje të universitetit me kërkesën e tregut.

Top Channel