U njohën gjatë funeralit të djalit të saj, 21-vjeçari i martuar me gruan 53 vite më të madhe: Gruaja ime e dashur…

27/07/2020 17:00

Një 21-vjeçar i cili gjeti dashurinë te një grua 53 vite më të madh se veten ka treguar së fundmi se “gruaja e tij e dashur” ka patur probleme me zemrën.

Almeda dhe Gary Hardwick u martuan në vitin 2015, 2 javë pasi u takuan në funeralin e djalit të saj, Robert.

Në atë kohë Gary ishte 17 vjeç dhe sapo ishte ndarë nga një 77-vjeçare, ndërsa Almeda ishte 71. Tani çifti janë 21 dhe 74 vjeç.

Ata kanë katër vite të martuar dhe janë më të lumtur se kurrë. Por së fundmi, Gary ka dhënë një lajm të trishtë për të: Almeda ka vuajtur nga zemra.

Në profilin e përbashkët në “TikTok”, ai k publikuar një video ku ka falënderuar të gjithë njerëzit që ju kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira. Ai zbuloi se Almeda ka që në prill e sëmurë dhe tani po pret se çfarë do t’i thonë mjekët. “Ishte një rrezik i madh! Lutuni për të”, është shprehur 21-vjeçari.

Ndërkohë më herët, Gary nga Tennessee, është shprehur se si e dashuron gruan e tij “më thellë se oqeani”. “Të premtoj se do të të dua pa kushte, duke ta treguar me gjithë kujdesin dhe duke realizuar të gjitha dëshirat e tua deri në frymën time të fundit”, ka shtuar ai, shkruan “The Sun”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel