SPAK i propozoi KLP-së emrin e kreut të BKH-së, reagon SHBA: Hap tjetër përpara, gur mbi gur bëhet mur…

27/07/2020 16:26

Menjëherë sapo SPAK i propozoi KLP-së, emrin e Aida Hajnajt për kreun e BKH-së, ka ardhur edhe një reagim nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim e cila me anë të një statusi në Twitter ka shkruar se ky është një tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi.

Më tej ajo e mbyll edhe me një thënie të urtë shqiptare: Gur mbi gur bëhet mur

Postimi i Yuri Kim:

“”Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjëzbatuesve amerikanë. Gurë mbi gur bëhet mur”

Top Channel