Sot mund të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose e njohur ndryshe si “FBI-ja” shqiptare. Katër emra garojnë për postin; Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00 dhe pritet të jetë vendimtare.

Ndërkohë deri më tani sipas burimeve jozyrtare të Top Channel kryeson Aida Hajnaj.

Më pas, emri i të zgjedhurit do të dërgohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të vulosur më pas edhe propozimin.

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e BKH pritet të bëhet pas ngritjes së SPAK-ut. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.

Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të Posaçëm do të zgjedhin drejtorin e BKH. Ky drejtor, do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.

Lexo edhe:https://top-channel.tv/2020/07/23/kush-do-te-zgjidhet-ne-krye-te-bkh-se-renditja-paraprake-e-kater-kandidateve-por-mbledhja-vijon-serish-te-henen/

Top Channel