Mbi 650 mijë të vdekur numërohen deri në këto momente nga Covid-19. Prej 6 muajsh Coronavirus tronditi të gjithë botën duke marrë jetë njerëzish e duke ndryshuar mënyrën e jetesës në të gjithë planetin.

Fillimisht në Kinë, më pas në Europë e më tej në të gjithë botën, Coronavirus ka “pushtuar” njerëzimin duke infektuar 16 milionë persona.

Sot, në statistikat botërore, SHBA ka numrin më të madh të vdekjeve, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia, Meksika, Italia e Spanja.

Por, pavarësisht përhapjes massive, ka ende disa vende ku Covid nuk ka vrarë asnjë person.

Vietnami, Mongolia, Eritrea, Gjibraltari, Anguila, Vatikani, Tanzania, Laosi, Timori, Kaledonia e Re e Groenlanda janë vendet që nuk ka asnjë viktimë.

Nuk ka informacione për Korenë e Veriut, pasi statistikat e saj nuk konfigurojnë në të dhënat botërore.

Top Channel