Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) në bashkëpunim me Task-Forcës anti-COVID kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë fundjavës që lamë pas.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë fundjavës ISHSH kanë kryer 600 inspektime nga të cilat janë marrë masa administrative për 5 subjekte që janë gjetur me shkelje të protokolleve të sigurisë kundër covid-19.  Konkretisht ISHSH ka vendosur 1 gjobë në një restorant, 3 gjoba në bar/kafe si dhe një vendim për pezullim aktiviteti në një pishinë.

Në total janë kryer mbi 127 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 500 masa administrative.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj #COVID19 edhe në fundjavë:
Janë kryer 600 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit.
Janë marrë 5 masa administrative në subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve:? 1 masë me gjobë në restorant, ?3 masa me gjobë në bar/kafe, ?1 vendim për pezullim aktivitetit në pishinë.
▪️Në total janë kryer mbi 127 mijë inspektime dhe monitorime gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 500 masa administrative.
?Ministria e #Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.
#MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
#RespektoRregullat

FOTO GALERI
1/8

Top Channel