Analisti, Frrok Çupi në studion e emisionit ‘Top Talk’ ka thënë se mazhoranca ka treguar dobësi të madhe për mos shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta nga detyra.
Me anë të ironisë, Çupi është shprehur se pavarësisht shkeljeve të rënda të bëra nga Presidenti, sërish ai nuk u shkarkua apo dënua. Sipas tij, Meta do të shkarkohej vetëm nëse do ‘të vidhte kumbulla’.
Me këtë analisti, la të kuptohej se dënimi në vendin tonë vjen vetëm për gjëra vulgare dhe jo për shkeljet e rënda të rangut të politikanëve.
“Praktikisht sot njerëzit kanë zbuluar dhe kanë mësuar se Presidenti do të shkarkohej nëse do të vidhte kumbulla. Pra nëse do vidhte kumbulla Presidenti do ishte fajtor dhe mund të shkonte në burg. Por nëse Presidenti godet shtetin dhe kapet me shuma të mëdha parash, e ndërton vila të paligjshme, apo siç e akuzojnë aleatët ndërkombëtar që fsheh kufoma prapa Dajtit dhe vret njerëz, çdo ditë sa është President godet stabilitetin e vendit, prish zgjedhjet dhe kthen shtetin në vullnetin e tij, për këtë, sigurisht që nuk ndëshkohet. Pra për këtë gjë po them se është shumë e rrezikshme. Burgu është vetëm për ata që vjedhin kumbulla, vetëm për vulgun” tha Frrok Çupi.
Top Channel