Australianët nisen për udhëtim/ Marrin përgjigjet e tamponit dhe mbyllin aventurën 6 mujore në Shqipëri

27/07/2020 19:36

Përgjigjja e testit molekular për SARS -cov-2 , është dokumenti që i duhej Kim dhe Steve, çiftit Australian që prej muajsh u bllokua në Shqipëri, për të vijuar udhëtimin me varkën e tyre.

Pas një qëndrimi gati 6 mujor ata arritën më në fund te sigurojnë dokumentin i cili vërteton se janë negativë dhe tashmë mund te pranohen nga vendi fqinj, Mali i Zi.

Teksa kohës se qëndrimit te tyre po u vinte fundi,çifti ishte ne përpjekje për te realizuar testin. Për ta ishte e pamundur pasi nëse nuk kishin shenja klinike s’mund te kryenin këtë analizë.

“Iu drejtuam Top Channel për ndihmë,një ndihmë e kërkuar përpara vendimit te marrë nga komiteti teknik i ekspertëve qe analiza mund te bëhej te privati,dhe me ndihmën e dhënë dhe nga Drejtoria Rajonale e shëndetit publik Vlorë, më ne fund arritëm te bëjmë testin”.

Sot ne ditën e nisjes se tyre, tepër te lumtur p^r përgjigjen negative te testit Kim dhe Steve shprehen mirënjohës për ndihmën e dhënë nga Top Channel.

“Sot do te largohemi për ne Durrës e pastaj me Mal te Zi. Këto ditë kanë qenë te vështira pasi kemi qenë te shqetësuar për bërjen e testit dhe me vonë ankthin e rezultatit. Faleminderit Top Channel për ndihmën e dhënë dhe një falenderim për Drejtorinë rajonale të shëndetit publik Vlorë”.

“Kemi shijuar qëndrimin ne Vlorë dhe kemi njohur njerëz te mrekullueshëm.Është koha te vazhdojmë udhëtimin tonë e do te kthehemi sërish ne Vlorë kur te mbarojmë udhëtimin e te kthehemi në shtëpi, ndoshta vitin tjetër”.

Top Channel