Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Top Channel mëson së të plagosurit janë shoferi i makinës së aksidentuar, N.XH 30-vjeç si dhe një pasagjer që udhëtonte me të.

Makina me targat AA 135 BZ, mësohet të ketë dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ka përfunduar duke u rrotulluar dhe më pas duke u përplasur me një shtyllë.

Top Channel