Abuzimi i 15-vjeçares në Kamëz, Bashkia Tiranë siguron shtëpi me 1 vit qira falas për familjen e saj

27/07/2020 18:30

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës u miratua një ndihmë financiare për familjen e vajzës 15-vjeçare nga Paskuqani, e cila ra pre e abuzimit nga roja i shkollës ku ajo mësonte.

Në bazë të këtij vendimi Bashkia merr përsipër të paguajë qiranë e shtëpisë për familjen në fjalë për t’i dhënë një dorë dhe për ta ndihmuar.
Familja e vajzës është transferuar nga Bashkia e Kamzës në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia për një afat 1-vjeçar do të mbulojë qiranë e kësaj familje. Kjo është një ndihmë e madhe për këtë familje sepse, një ambient i ri, një shkollë e re, një oportuniteti i ri janë një mundësi për t’ia filluar jetës nga e para në qytetin e Tiranës.

Top Channel