Vazhdojnë kontrollet e policisë me radar ne rrugët kryesore të vendit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën Tiranë-Durrës dhe në Sauk-Tiranë, policia ka evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve ecnin me shpejtësi skëterrë, ndërkohë që u pezulluan 18 leje drejtimi.

Policia bën me dije se radari ka kapur shoferë që udhëtonin nga 145 km/h deri 164 km/h.

NJOFTIMI I POLICISË
Mos shpejtoni dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se radari, alkool testi dhe polici rrugor janë në detyrë. Vijon kontrolli??? për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ?vrastare të përdoruesve të rrugës.

145 km/h – 164 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë?? ? në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.
Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar?. ? rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si rezultat i kontrollit me radar ?, prej orëve të mbasdites e deri në këto momente janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi ?mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.
Njëkohësisht janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ?si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur? dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Familja ka nevojë për TY , mos u bëj statistikë rrugore.?

Top Channel