Vdekja e papritur e aktores së njohur Naya Rivera, ish-bashkëshorti bën dedikimin prekës

26/07/2020 20:52

Vdekja e papritur e aktores së njohur Naya Rivera, shokoi jo vetëm familjarët, por mbarë opinionin publik. Kanë kaluar pak kohë që nga lajmi pikëllues dhe duket se në zemrat e të afërmve ka ende shumë trishtim e zbrazëti.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku shihet Naya me të birin, ish-bashkëshorti ka bërë një dedikim rrëqethës, nga ku shprehet se nuk e imagjinon dot të birin e tij të rritet pa nënë.

“Kjo është shumë e padrejtë … nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur zbrazëtirën e mbetur në zemrat e të gjithëve. Nuk mund ta besoj se kjo është jeta tani. Nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Unë jam mirënjohës për kohërat së bashku dhe rrugëtimin që na bashkoi, si dhe për djalin më të ëmbël dhe më të zgjuar që mund të kishim kërkuar.

Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë dhe më thoje: “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?”

Jam i lumtur që nuk ta vura veshin, sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej.

Jeta ka momente të mira e të këqija, por me Josey ndihem më pak i pikëlluar kështu që një pjesë e jotja do të jetë gjithmonë këtu me ne.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se nga erdhi. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!”

Kujtojmë se Naya Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar, Josey dhe kërkimet për të nisën pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Trupi i aktores u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se vdekja e aktores ishte aksidentale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA