Shpendët e rrallë në Drino/ Gjirokastër, të kërcënuar nga strukturat e energjisë elektrike

26/07/2020 19:56

Disa grupe ornitologësh shqiptarë përfshi edhe një grup të rinjsh vullnetarë janë duke studiuar rreziqet që krijojnë strukturat e energjisë elektrike në luginën e Drinos në Gjirokastër.

Të apasionuarit pas zogjve kanë vëzhguar habitatin e kalit të qyqes, shkabës së fundit folezuese në Shqipëri dhe kanë konfirmuar një situatë të stabilizuar të numrit të këtyre shpendëve gjatë viteve të fundit. Ornitologët sugjerojmë kapsulimin e strukturave të energjisë elektrike për të garantuar mbrojtjen e shpendit të rrallë të kërcënuar globalisht.

Studiuesit janë të shqetësuar edhe për fjetoren e skifterit kthetraverdhë i cili sapo ka mbërritur në luginë. Qindra skifterë kryejnë këtu përgatitjet finale para shtegëtimit por edhe habitati i tyre është duke ndryshuar me kalimin e kohës.

Pak muaj më parë me kërkesë të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura një numër plepash shumëvjeçarë u shpallën monumente natyre të mbrojtura përgjatë luginës së Drinos. Ata janë streha ku qindra skifterë grumbullohen në fillim të vjeshtës për tu fuqizuar para shtegëtimit.

Lugina e Drinos në Gjirokastër është duke strehuar numrin më të madh të shpendëve të rrezikuar në Shqipëri.

Top Channel