Rekomandimi, një lugë uthull molle para gjumit për shëndet të mirë

26/07/2020 04:42

Lajmi se uthulla është e shkëlqyer për shëndetin ka marrë dhenë, por ky produkt të befason çdo ditë. Kur vjen puna tek uthulla, ka gjithmonë një dilemë e cila ka të bëjë kryesisht me kohën kur uthulla duhet pirë. Shumë njerëz rekomandojnë pirjen e uthullës në mëngjes, mundësisht me stomak bosh. Të tjerë, betohen për të mirat që vijnë nëse uthulla pihet në mbrëmje.

Në shumicën e rasteve, sistemi tretës nuk arrin të përballojë diçka më shumë se kafeja apo tërshëra dhe për uthullën as që bëhet fjalë. Ekspertët bien dakord se efikasiteti i uthullës, kryesisht asaj të mollës varet jo vetëm nga koha kur e pini por edhe nga mënyra se si e përballon dhe kërkon trupi. Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb.org disa përfitime që vijnë nëse e pini uthullën përpara se të shtriheni për të fjetur.

Uthulla stabilizon nivelet e sheqerit në gjak
Studimet shkencore kanë treguar se pirja e uthullës përpara gjumit mund të jetë jashtëzakonisht mirëbërëse për pacientët e diagnostikuar me diabet. Një studim i Arizona State University tregoi se pirja e dy lugëve gjelle me uthull dhe pak djathë përpara gjumit së bashku me ilaçet kundër diabetit ulte ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak të nesërmen.

Uthulla shëron fytin e thatë
Gjatë stinës së ftohtë, gjasat që të prekeni nga simptomat e gripit dhe të të ftohurës janë të mëdha. Bakteret përgjegjëse që përthajnë fytin shkatërrohen nga aciditeti i uthullës së mollës. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gllënke me uthull molle gjysëm deri në një orë përpara gjumit që në mëngjes të jeni si kokrra e mollës.

Uthulla për një gjumë të mirë
Gjumi është i domosdoshëm për të përballuar me sukses sfidat e ditës. Sekreti i një nate të qetë dhe gjumi të patrazuar mund të jetë uthulla e mollës. Një lugë gjelle me uthull molle të shkrirë në një gotë me ujë të ngrohtë e mjaltë ju vë në gjumë.

Kundër erës së keqe të gojës
Era e keqe e gojës mund të jetë e tmerrshme në mëngjes. Por ju mund të merrni masa për ta parandaluar atë duke pirë një lugë çaji me uthull në mbrëmje për të shkatërruar bakteret që lulëzojnë në gojë.

Uthulla zhbllokon hundët
Pamundësia e të thithurit ajër përmes hundës është e tmerrshme. Uthulla ju vjen në ndihmë për të zhbllokuar hundën dhe rrugët e frymëmarrjes sepse është e pasur me kalium, magnez, vitaminat A, B1, B2 dhe E. Shtoni një lugë çaji me uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni ngadalë përpara gjumit.

Uthulla ndihmon tretjen
Nëse zgjoheni në mëngjes me dhimbje abdominale, fajin e ka tretja. Ky lëng fantastik zgjidh problemet me tretjen, zorrët dhe urthin. Pini një lugë çaji me uthull molle të tretur në një gotë me ujë përpara se të flini. Me gjithë këto të mira, uthulla puro e mollës nuk duhet të mungojë në sirtarin e kuzhinës./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA