Pamjet dhe detaje të reja/ Jo vetëm lokali, edhe një apartament u shkrumbua plotësisht nga zjarri në Tiranë

26/07/2020 11:18

Një lokal është djegur plotësisht në rrugën”Mine Peza” në kryeqytet.

Mësohet se si pasojë është djegur edhe një apartament sipër lokalit plotësisht.

Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfiksëve ka shmangur djegjen e apartamenteve të tjera.

“Më datë 26.07.2020, rreth orës 02:45, në rrugën ”Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali i cili ka qenë i mbyllur dhe falë nderhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm deme materiale”, njoftoi policia më herët.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel