Fushata ndryshe për universitetin/ Prezantimi online i platformave me kolegët, mungojnë takimet me studentët

26/07/2020 20:11

Fushata zgjedhore ne universitete nuk po zhvillohet si më parë për shkak të pandemisë se covid-19.

Kandidatët për organe drejtuese në institucionet e arsimit të lartë nuk janë në auditore para studentëve dhe stafit akademik për te prezantuar mënyrën se si ata duan të udhëheqin për një mandat 4 vjeçar. Ndërkohë qe universiteti është në heshtje, fushata zgjedhore në universitete që ka nisur më 30 qershor po zhvillohet virtualisht.

Në fakt është një fushatë e veçantë, pasi po përdorim komunikimin online. Universiteti i Tiranës ka 40 departamente e kam diskutuar me qindra pedagogë. Por më mungojnë shumë studentët, me ta jam përpjekur të flas nëpërmjet rrjeteve sociale.

“ Është situatë e vështirë por edhe detyrim ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve se na kanë mbaruar mandatet. Në universitetin e mjekësisë është disi më e thjeshtë se jemi mjek veç pedagog e diskutojmë e në QSUT. Megjithatë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformën e kam dërguar në e-mail.”

Ndërsa unioni i këshillave studentore në një deklaratë për shtyp  vlerëson se procesi zgjedhor po shkon drejt një farse zgjedhore pasi nuk mundësohet pjesëmarrja e studentëve. Studentët kërkojnë që të ndalohet ky proces që nuk garanton gjithëpërfshirjen në votime. “Më shumë se proces zgjedhor është thjesht një klishe ku janë të njëjta emra që kandidojnë. Jo votime po thjesht noterizime”

Top Channel