Apeli i Manastirliut: Ligj, mbajtja e maskave! Merrni përgjegjësi që të ndihmoni sistemin shëndetësor

26/07/2020 10:25

Teksa mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Manastirliu theksoi se maskat dhe barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh. Sipas saj, duhet të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

Postimi

Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!

Top Channel