Ilustrim

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur në ora 17.30.

“Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore për menaxhimin e autostradës, po merret me matjet dhe shikimin e vendngjarjes”, ka thënë ai.

Si pasojë e këtij aksidenti, në orët e pasdites janë shkaktuar kolona të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Llapushnik.

Top Channel