Sonte, në “Hipokrati”: COVID-19 dhe sëmundjet e enëve të gjakut

25/07/2020 08:34

Covid-19 mund të shkaktojë një “stuhi” në të gjithë trupin tonë.

Ky virus prek rëndë jo vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe organet e tjera, si zemrën, enët e gjakut, etj. Një nga simptomat më të rrezikshme dhe më pak të kuptuara nga mjekët që kurojnë pacientët me Covid-19 është mpiksja e gjakut. Cilat janë konkretisht ndërlikimet e sëmundjeve të enëve të gjakut tek të sëmurët me Covid-19?

Si trajtohen këto ndërlikime në kushtet spitalore? A ka në spitalet tona pacientë me Covid- 19 të ndërlikuar me sëmundje të enëve të gjakut? A shkakton Covid- 19 mpiksje të gjakut dhe a çon ky fenomen në trombozë? Si mbrohet personeli shëndetësor në spital?

Gjithçka në Hipokrati! Sonte, ora 17:30!  Top Channel!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA