Sulmi me 3 të vrarë dhe 9 të plagosur në Tajvan/ Autori 27-vjeçar hapi zjarr në metro dhe më pas ndërroi jetë, dyshohet se… 19/12 22:09
Dy njerëz kanë vdekur dhe politi është i humbur teksa një avion është përplasur sot pasdite në një ndërtesë apartamentesh në Gjermani, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Nuk janë ende të qarta arsyet e përplasjes së avionit teksa policia e zjarrfikëset kanë ardhur në skenë për atë që mediat vendase quanin operacion madhor.
Aksidenti ndodhi në zonën Feldmark të qytezës Wesel, rreth një orë larg aeroportit të Dusseldorf.
Një zëdhënës i qendrës së kontrollit të Wesel tha se dy njerëz ishin shpallur të vdekur ndërsa dy të tjerë u shpëtuan të plagosur.
Zjarrfikësat e Wesel thanë se mes të plagosurve është dhe një fëmijë i vogël.
Lajmi pritet të përditësohet në vijim …
Top Channel