Befason Japonia, nxjerr maskën inteligjente anti-COVID në 8 gjuhë (FOTO)

25/07/2020 17:55

Një maskë e sigurt kundër koronavirusit, e pajisur me një pajisje start-up, e specializuar në robotikë, e cila dialogun me smartphone dhe lejon përkthimin në tetë gjuhë të fjalëve që shqiptohen.

Projekti i Donut Robotics, i quajtur C-Face, është përkufizuar si maska e parë inteligjente në botë, e cila ishte në studim, qysh para shpërthimit të pandemisë së Covid-19.

Por tani që përdorimi i maskës është rritur ndjeshëm, është shtuar edhe interesi për produktin.

Maska është e përbërë nga plastikë e bardhë dhe aplikohet mbi një maskë normale dhe lidhet me telefon, nëpërmjet bluetooth. Siç shpjegon Reuters, në këtë mënyrë është e mundur që të bëhen telefonata dhe të përkthehet fjala në tetë gjuhë, japoneze, kineze, angleze, franceze, indoneziane, koreane, spanjolle, tajlandeze dhe vietnameze.

5 mijë maskat e para inteligjente pritet që të jenë në shitje në Japoni duke nisur nga muaji shtator, për një çmim prej rreth 40 dollarësh secila, për tu shtrirë më tej në shtete të tjera. Ndërsa shërbimi i përkthimit nëpërmjet aplikacionit, do të vihet në dispozicion, nëpërmjet një abonimi mujor

FOTO GALERI
2/4

Top Channel