Gary Barlow, ish-këngëtari i grupit të famshëm të djemve në vitet 1990, Take That, është kapur sot nga paparazët teksa festonte ditëlindjen e 50 të gruas Dawn Andrews me një darkë familjare në liqenin Como në Itali.

49 vjeçari Barlow dukej elegant në kostumin e tij teksa shoqërohej nga bashkëshortja Dawn, dhe tre fëmijët e tyre Daniel 19 vjeç, Emily 18 dhe Daisy, si dhe nga e dashura e djalit të tyre.

Gary kishte zgjedhur për rastin një kostum me rripa, xhaketë serioze dhe pantallona të lirshme.

Vajza e ditëlindjes Daën mbante një fustan me motive florale, që e kishte kombinuar me varëse qafe të argjendta.

Familja dukej në humor të mirë teksa ngrinin dolli për ditëlindjen e Dawn, si dhe shijonin darkën luksoze në rezortin piktoresk italian.

Gary e Dawn erdhën me avion në liqenin Como në fillim të muajit dhe ishin parë duke shëtitur me një jaht kësaj jave.

Duket se ka qenë një vit suksesi për çiftin teksa në mars ata festuan 20 vjetorin e martesës së tyre.

Më herët Gary kishte shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram foto të çiftit në Petit St Vincent, rezorti i një ishulli privat në Karaibe.

FOTO GALERI
2/11
Festonte ditëlindjen e 50-te të gruas Dawn Andrews

Top Channel