Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.311 vdekje, në Meksikë 718 dhe në Indi 740.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 59.961 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.287.475 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.311 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 84.082.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 452.007 raste dhe 20.894 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.570.237.
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 718 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 41.908. Ndërsa me 8.438 raste të reja është rritur në 362.274 numri i rasteve me COVID-19.
Deri më tani në vend janë shëruar 236.209 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 49.310 raste të reja duke e rritur në 1.287.945 numrin e rasteve ndërsa me 740 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 30.601 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 817.208 persona.
Top Channel