Tom Cruise “përjashtohet nga rregullat e karantinës”, teksa xhiron “Mission Impossible 7” në Norvegji

24/07/2020 21:18

Tom Cruise raportohet se ka marrë përjashtim nga rregullat e karantinës prej autoriteteve në Norvegji, teksa xhiron filmin e aksionit “Mission Impossible 7”.

Aktori 57 vjeçar thotë se shpreson të përfundojë xhirimet e filmit të fundit të serisë së tij më të njohur.

Në një intervistë telefonike me ministrin norvegjez të kulturës Abid Raja, Cruise dëgjohet që thotë:

“Është një vend shumë i bukur, mezi pres të rikthehem atje”.

Raja thotë se ylli i Hollywood-it dhe grupi i tij do të lejohen të xhirojnë në veriperëndim të Norvegjisë pa masa karantine. Vendi njihet për fjordet dhe ujëvarat e tij.

Në lidhje me pandeminë ministri Raja tha:

“Ne do të hapim Norvegjinë ngadalë dhe gradualisht, madje dhe lejimi i xhirimeve të Mission Impossible është pjesë e rihapjes.”

Aktualisht në Norvegji mund të hyjnë qytetarë nga BE ose zona Shengen por vetëm nëse vendosen në karantinë 10 ditore. Raja thotë se grupi i xhirimit nuk do të duhet ta bëjnë këtë pasi nuk do të kenë kontakt me njerëz të tjerë.

FOTO GALERI
2/5
Aktori 57 vjeçar thotë se shpreson të përfundojë xhirimet e filmit të fundit të serisë së tij të njohur.

Top Channel