Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se në tavolinën e diskutimit me Serbinë duhet të jenë SHBA dhe Bashkimi Evropian.
“Duhet ta ruajmë dhe forcojmë identitetin tonë, duhet të qartësojmë raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë njohja reciproke. Jetike për ne si Kosovë është që në tavolinën e diskutimit në mes të Kosovës dhe Serbisë të jenë ShBA-të dhe BE”, tha kreu i shtetit.
Ndërsa kryeministri Hoti, tha se kishte informuar presidentin për takimin në Bruksel dhe se do të sigurohen që dialogu të mos rrëshqasë në nivel teknik.
“Informova presidentin për takimin, sot do të raportoj edhe në kuvend. Do të sigurohemi që dialogu mos të rrëshqas në nivel teknik por të ketë njohje reciproke. Mbes me shpresë që në muajt e ardhshëm do të përfundojmë këtë proces”, u shpreh Hoti. /Kosova Press/
Top Channel