Gondolierët në Venecia raportojnë se kanë reduktuar numrin e pasagjerëve në barkat e tyre, pasi disa turistë të shëndoshë janë si “bomba që ngarkohen”.

Gondolat e famshme të kanaleve veneciane po reduktojnë numrin e pasagjerëve nga gjashtë në pesë, dhe kjo jo prej rregullave të distancimit social.

Ja si e argumentonte vendimin Andrea Balbi, presidenti i shoqatës së gondolierëve:

“Gjatë 10 viteve të fundit turistët peshojnë gjithnjë e më shumë ndërsa barkat mbetet të njëjtat, kështu që në vend që t’i peshojmë ata para shëtitjes ne po reduktojmë numrin e tyre.”

Ndërsa kapaciteti në gondolat e mëdha “da parada”, të cilat përdoren si taksi në Kanalin e Madh, është reduktuar nga 14 në 12.

Gondolierët thonë se barkat e tyre po fusin më shumë ujë, pasi pasagjerët janë më të shëndoshë sesa 10 apo 15 vjet më parë.

“Kështu që personi i gjashtë përfundon duke u ulur në një vend pa jastëk. Pasagjerët tashmë janë mbi peshë”, tha Raoul Roveratto, kreu i shoqatës së dytë të gondolierëve. “Të lundrosh me gjysmë ton mish në barkë është e rrezikshme. Maja e barkës zhytet dhe uji hyn brenda”.

Gondolierët në Venecia kalojnë një proces rigoroz për marrjen e liçencës së tyre, ose përdorin mënyrën e kalimit nga babai te i biri, si pjesë e një rregulli të vendosur për të mbrojtur zanatin nga të huajt.

Profesioni ka qenë ekonomia kryesore e qytetit që prej vitit 1094 dhe sot përbëhet nga 433 gondolierë e 180 zëvendësues. Në një tjetër zhvillim të ngjashëm, edhe Greqia në vitin 2018, ndaloi klientët mbi peshë të shëtisnin me gomerët tradicionalë në ishullin e Santorini.

FOTO GALERI
4/7
“Të lundrosh me gjysmë ton mish në barkë është e rrezikshme. Maja e barkës zhytet dhe uji hyn brenda”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA