Deputeti nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se janë “pro” heqjes së kufizimit për të përfituar pensionistët kontributdhënës, por që sipas tij kjo çështje mund të përfundonte me një akt administrativ nga një ministër, pa pasur nevojë për kuvend.
Ai gjatë seancës së sotme, duke e quajtur haxhiun deputete e “mazhorancës”, i bëri thirrje kësaj të fundit t’i drejtohet Qeverisë, pasi që siç ka thënë ai, kjo e fundit ka ngatërruar adresën.
“Ne si LVV jemi që kjo çështje të zgjidhet, jemi po ashtu që ky udhëzim administrative t’i heq kufizimet për të përfituar pensionistët kontributdhënës….Ajo çka po kërkohet nga kuvendi thjeshtë mund ta bëjë ministri, e në vend që të kërkohet nga ne thirrësi i kësaj seance është dashur ta kërkoj direkt nga Qeveria e tyre. Nuk po e kuptoj si një deputet i ‘mazhorancës’ kërkon nga kuvendi një gjë të cilën thjeshtë me një akt administrativ mund ta bëjë Qeveria. Zonja Haxhiu drejtoju Qeverisë suaj nuk po kuptoj çka po kërkoni nga ne, e ke adresën e gabuar, nuk është kjo dera që zgjidh këtë problem”, ka thënë ai.
Top Channel