Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.367 vdekje, në Meksikë 915 dhe në Indi 648, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.008 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.159.654 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.367 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 81.487.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 422.669 raste dhe 20.171 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.465.970.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
– Meksikë
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 915 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 40.400. Ndërsa me 6.859 raste të reja është rritur në 356.255 numri i rasteve me COVID-19.
Deri më tani në vend janë shëruar 227.165 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
– Indi
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 37.724 raste të reja duke e rritur në 1.192.915 numrin e rasteve ndërsa me 648 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 28.732 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 753.050 persona.
Top Channel