Në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar këngëtarja e njohur Rovena Dilo. Gjatë fjalës së saj, këngëtarja e quajti tallëse, shumën prej 26 mijë lekë të rejash e vendosur nga qeveria gjatë kësaj pandemie. Ajo tha se me 26 mijë lekë të reja nuk mund të bësh asgjë. Ndërsa shtoi se do të ishte mirë që aktivitetet muzikore të rifillonin, por me publik të kufizuar, për të frenuar përhapjen e virusit.
Rovena Dilo: Ajo që unë do të thosha si këngëtare dhe si një këngëtare me emër në Shqipëri, pavarësisht që nuk jam shumë fort pjesë e “liveve”, por edhe ato “live” që kemi pasur na i ka hequr. Ky nuk është një problem shumë i madh dhe nuk është pyetur ndonjëherë dhe nuk është vendosur ndonjëherë ujti në zjarr, për këtë kategori artistësh që nuk janë të punësuar diku, por janë të vetëpunësuar dhe këto masa, kjo pandemi, i ka marrë në qafë në kuptimin total të fjalës. I ka lënë pa asnjë mbështetje ekonomike, pra për ne nuk ka as pagë lufte, pra nuk ka as 26 mijë lekë të reja. Ndërkohë që duhet të ishte një pagë më e mirë se 26 mijë lekë të reja, sepse 26 mijë lekë të reja, pavarësisht që është rrogë që konsiderohet një Shqipëri, ndërkohë është një pagë tallëse.
Denis Dyrnjaja: Ka qenë një standard për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për muzikantët.
Rovena Dilo: Pikërisht prandaj thash, megjithëse është një pagë për të gjithë shoqërinë shqiptare, kjo në përgjithësi është një pagë tallëse për të gjithë ne, përfshirë këtu dhe muzikantët dhe artistët që mendohet të jenë një pjesë frymëzuese për kombin. Mua ajo që s’më pëlqen është që gjithmonë në raste të tilla, është goditur sektori i artit dhe muzikës. Ndërkohë që sektori i artit dhe muzikës është sektori më vital. Pra, ku të marrim masa? Kë të kufizojmë? Muzikën, “live-n”, grumbullimin e muzikës dhe të artit.
Denis Dyrnjaja: Po sepse lidhen me aktivitetet masive në fakt.
Rovena Dilo: Aktivitetet masive mund të zgjidhen,të lejohen aktivitete më të reduktuara, siç kemi bërë me mundime të mëdha. Unë sapo mbarova me kolegët e mi një aktivitet me shumë mundim dhe me një numër shumë të reduktuar pjesëmarrësish, në “Amfiteatrin e Tiranës”.
Denis Dyrnjaja: Kur unë po kontaktoja sot shumë nga ju, për të marrë pjesë në këtë emision, për të ngritur zërin për interesat tuaja, shumë u shmangën me thënë të drejtën dhe ju duhet përgëzuar për këtë angazhim publik që folët për veten tuaj dhe morët pjesë në këtë emision këtu në Top Channel. Por shumë nga ju, i shmangen përgjegjësisë, i shmangen angazhimit, i shmangen interesit për veten e tyre.
Rovena Dilo: E di pse, e di pse Denis, sepse në thelb të tyre, në themel të mentalitetit të tyre kanë këtë shprehjen që unë thash, “hë se na duhet bukë të mbushim barkun, çfarë na duhet neve kjo”. Po të ishim një komb që do vlerësonim artin, arsimin dhe gjithçka tjetër që vlerësonte njeriun dhe jo fiziologjinë, ne do të ishim një tjetër komb, do të kishte jo vetëm një Rovenë, një DJ Sardi edhe një Gert, por do të ishim 30 veta tani në studion tënde. Por duke qenë se janë këta njerëz, që kanë këtë frikë prandaj janë kështu. Prandaj jam sot në “live-n” tënd, sepse dua them këtë. Shqiptar, ushqeni shpirtin mendjen dhe intelektin, kjo është kryesorja.
Top Channel